TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2026, 10:56

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Muçi: Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh

Shkruar nga Pamfleti
“Rama dhe Berisha në burg!”/ Muçi: Rendin e ditës e
Protestat në Tiranë

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se rendi i ditës në seancën parlamentare duhet të ishte diskutimi mbi protestat që po zhvillohen prej katër ditësh në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Muçi u shpreh se protestat e të rinjve kanë vendosur tashmë prioritetet politike të vendit, ndërsa akuzoi qeverinë për korrupsion dhe mungesë llogaridhënieje.

Deputeti i Lëvizjes Bashkë tha se kryeministri Edi Rama duhet të ishte i pranishëm në Kuvend për të dhënë shpjegime lidhur me situatën dhe kërkesat e protestuesve.

Ai theksoi se Shqipëria po zien nga protestat e të rinjtë të cilat kërkojnë njëzëri “Rama në burg dhe Berisha në burg” dhe se kryeministri Edi Rama duhet të ishte i pranishëm dhe të jepte llogari.

“Rendi i ditës që ju lexuat si përket kësaj seance. Rendin e ditës e kanë vendosur ata të rinj dhe të reja që po protestojnë. Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e një qeverie, të krimbur dhe kalbur nga korrupsioni. Mos e vazhdoni më këtë teatër patetik. Shqipëria po zien nga entuziazmi. Rama në burg dhe Berisha në burg, kjo kërkesë është e vërtetë. Kjo do t’ju lejojë dhe ju të jeni më të qetë.”, tha Muçi.

 

 

te rinj sheshe “rama dhe berisha në burg!

Lini një Përgjigje