TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 13:59

"Sot qytetarët kanë pushtetin", voton Idrizi: Do të përcaktojnë të ardhmen e tyre për katër vitet e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

"Sot qytetarët kanë pushtetin", voton Idrizi: Do të

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka votuar në çerdhen nr. 54 në Tiranë së bashku me familjen. Pas votimit, Shpëtim Idrizi u shpreh se sot qytetarët do të përcaktojnë të ardhmen e tyre për katër vitet e ardhshme.

“Sot është dita e qytetarëve të zakonshëm, të cilët me votën e tyre dhe me vullnetin e lirë përcaktojnë të ardhmen e tyre për katër vitet e ardhshme”, tha ai.

Kreu i PDIU-së bëri thirrje për pjesëmarrje masive dhe të qetë, teksa u shpreh se sot është dita që qytetarët kanë pushtetin.

 “Uroj që kjo të jetë një ditë e qetë, e paqtë dhe e denjë për çdo shqiptar, një ditë shprese për një vend që ka potencialet dhe njerëzit për t’u bërë një vend i zhvilluar dhe demokratik. Sot qytetarët kanë pushtetin. Dhe votimi i tyre është mënyra më e mirë për të treguar kujdesin dhe përgjegjësinë ndaj së ardhmes së Shqipërisë", tha Idrizi.

Lini një Përgjigje