
Përfundojnë pjesë e para të dy ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale të Champions League. Reali ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 kampionët e Europës të Mançester Sitit dhe është me një këmbë në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
Madrilenët realizuan golin e vetëm të kësaj pjese të parë në minutën e 12. Kundërsulm perfekt i madrilenëve me brazilianin i cili mposhti portierin Ederson.
RODRYGO HAS SCORED VS MANCHESTER CITY AGAIN!
— TC (@totalcristiano) April 17, 2024
MASSIVE GOAL! pic.twitter.com/pgVNf2uoWL
Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve e luajtur në “Santiago Bernabeu” është mbyllur në barazim 3-3.
Ndeshja tjetër, ajo mes Bajernit të Mynihut dhe Arsenalit është mbyllur me rrjeta të paprekura. Sfida e parë mes këtyre dy ekipeve e luajtur në “Emirates Stadium” është mbyllur në barazim 2-2.
Lini një Përgjigje