Bota17 Qershor 2023, 09:27

U nda nga jeta 6 ditë më parë, familja e Berlusconit letër falenderimi italianëve: Lulet dhe mesazhet tuaja na i mbushën zemrat

Shkruar nga Pamfleti

U nda nga jeta 6 ditë më parë, familja e Berlusconit letër

Familja e ish kryeministrit të ndjerë, Silvio Berlusconi ka falenderuar italianët për ngushëllimet. Në një tekst të shkurtër, të botuar në faqet e gazetave, familja shpreh mirënjohjen për popullin italian të cilët morën pjesë në ceremoninë mortore të Berlusconit.

Familja e ish kryeministrit italian, i cili u nda nga jeta më 12 qershor, ka dashur të jetë edhe një herë mirënjohës ndaj atyre që shprehën ngushëllimet e tyre për vdekjen e themeluesit të Mediaset dhe Forza Italia, raporton 'TGcom'.

“Ne jemi vërtet të prekur nga dashuria dhe afërsia që keni treguar në ndarjen nga jeta të babait tonë. Prania fizike në Milano për lamtumirën e fundit. Orët e kaluara para rezidencës Arcore. Fjalët e dashurisë dhe nderimit të besuara në TV, radio dhe rrjetet sociale. Lulet, letrat, mesazhet, biletat, qindra e qindra nekrologji në të gjitha gazetat. Gjeste e fjalë që na kanë mbushur zemrat. Një përqafim të gjithëve. Nënshkruar nga Familja Berlusconi", thuhet në letër.

U nda nga jeta 6 ditë më parë, familja e Berlusconit letër

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në Milano. Manjati i medias, i cili drejtoi tre qeveri italiane midis 1994 dhe 2011 dhe partia e të cilit Forza Italia vuante nga leuçemia për disa kohë.

Berlusconi ishte një nga politikanët më të shquar të Italisë, duke bërë një rikthim politik në 2017. Ai kaloi gjashtë javë në spitalin San Raffaele të Milanos këtë pranverë, duke iu nënshtruar trajtimit për një infeksion të mushkërive të lidhur me një leuçemi kronike mielomonocitare, përpara se të ripranohej.

I lindur në Milano në vitin 1936 në një familje të klasës së mesme, Berlusconi filloi karrierën e tij të biznesit në zhvillimin e pronave përpara se të vazhdonte të themelonte Mediaset, transmetuesin më të madh komercial të Italisë. Ai gjithashtu zotëronte klubin e futbollit AC Milan midis 1986 dhe 2017.

berlusconi italiane mesazhe