Showbiz27 Mars 2023, 12:43

As Dea, as Nita, Shpat Kërleshi i lidhur me modelen sapo doli nga BBV

Shkruar nga Pamfleti

As Dea, as Nita, Shpat Kërleshi i lidhur me modelen sapo doli nga BBV

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Shpat Kërleshi, i cili e la shtëpinë dy javë më parë, vazhdon të jetë prezent në media. Kohët e fundit, ai ishte i ftuar në emisione e në intervista në Shqipëri, pasi po qëndron edhe për arsye personale.

Një ditë më parë, ai ishte i ftuar në “E diell”, ku ka zbuluar se ka nisur një lidhje dashurie me modelen Klarisa Cena.

Ata të dy u vendosën në një takim disa minutësh përballë njëri-tjetrit, ku u zbulua raportin që kanë. Shpati tregoi se ai dhe Klarisa janë njohur në prapaskenë, ku kanë folur dhe mesa duket tani janë bashkë.

Madje kur Klarisën e kishin pyetur nëse do futej në Big Brother, ajo ishte përgjigjur: “S’më lë Shpati”.

Mesa duket, Shpati harroi edhe Dean edhe Nitën, të cilat brenda shtëpisë flirtonin me të.

shpat kerleshi klarisa cena