TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2026, 22:01

“Play off” i Botërorit/ 47 golat që kanë vendosur Silvinjon me ‘shpatulla pas murit’

Shkruar nga Pamfleti

“Play off” i Botërorit/ 47 golat që kanë vendosur

Faza “play-off” e Kupës së Botës po afron dhe trajneri Silvinjo duhet t’i bëjë mirë llogaritë para ndeshjes me Poloninë, e planifikuar në datën 26 mars në Varshavë.

Përveç dilemës se kush do të jetë pjesë e listës, një tjetër “ekuacion” mbetet edhe titullari në krahun e majtë, aty ku opsionet janë të shumta.

Gjatë këtij sezoni, edhe pse është lënë në “hije” nga Silvinjo, Taulant Seferi e ka gjetur golin 11 herë me Bodrumsporin. Ernest Muçi është një tjetër emër me “peshë” që po mrekullon Superligën turke me Trabzonsporiin, 10 gola.

Anis Mehmeti, profil i volitshëm që mund të bëjë diferencën në këtë linjë, 9 gola me Bristol Sitin. Me rendimentin më pak të ulët, krahas emrave të mësipërm janë 3 të “preferuarit” e Silvinjos, Myrto Uzuni (9 gola), Arbër Hoxha (6 gola) dhe Nedim Bajrami (2 gola).      

play off i botërorit silvinjo

Lini një Përgjigje