TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2025, 21:20

Takimi me kryetarët e degëve, propozimi ekstrem që u përball Berisha: Deputetët e PD bashkë me familjet e tyre të hyjnë në grevë urie

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me kryetarët e degëve, propozimi ekstrem që u përball

Kreu demokrat, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e degëve të kësaj partie, me të cilët diskutoi procesin e nisjes së analizës, hapjes së partisë, por edhe përgatitjet për protesta.

Por gjatë takimit, Berisha u përball edhe me një propozim ekstrem nga njëri prej kryetarëve të degëve, që i kërkoi kreut demokrat nisjen e një greve urie në Parlament, jo vetëm nga deputetët e PD-së, por edhe familjarët e tyre.

“Doktor, besimi ndaj politikës në përgjithësi është përtokë, por në veçanti ndaj PD. Çfarë duhet bërë që qytetarët të kenë besim tek PD? Janë provuar protestat por kanë rezultuar vetëm peligrinazh. Shumë demokratë kanë ikur drejt maxhorancës dhe nuk mund t'u vësh faj në këtë situatë. Mendoj se zgjidhje e mundshme për të rikthyer besimin tek PD është sakrifica jo vetëm e deputetëve, por edhe familjarëve të tyre. Të hyjnë në grevë te Kuvendi bashkë me familjet e tyre. Ndryshe si mund të rikthehet besimi kur të gjitha format janë provuar”, mësohet të ketë deklaruar një prej kryetarëve të degëve.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, ka kërkuar që protestat e opozitës duhet të jenë të qëndrueshme.

“S’mund të bëhen më protesta si xhiro, duhet të jenë të qëndrueshme”, mësohet të ketë propozuar Qosja.

Kreu demokrat nuk ka kundërshtuar asnjë nga propozimet, por nuk dihet nëse ato do të merren ose jo në konsideratë, pasi në fund të fundit është Berisha që vendos për strategjinë që do të ndiqet nga PD.

Lini një Përgjigje